Google ADS

Molliqaj për Konjufcën: I paskrupullt, shërbëtor pa kushte i një të pavërtete të madhe

00:15 | 17 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar përplasjen e tij me ish-bashkëpartiakun e tij, shefin e deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufcën.

E ka quajtur të paskrupullt e shërbëtor të një të pavërtete të madhe.

“Kemi pasur përplasje në Kuvend. Konjufca është shërbëtor pa kushte i një të pavërtete të madhe. Nuk e kam besuar se do të bëhet kaq i paskrupullt e i pa denjë në deklarimet e tij. E ka zgjedhur atë rrugë dhe tash jemi në rrugë të ndryshme, në rregull. Por një njeri që në mbrëmje thotë diçka tjetër e në mëngjes thotë diçka tjetër… për mua lë shumë për të dëshiruar”, ka thënë Molliqaj në Interaktiv të KTV-së.

“S’e kam pritur se do të jetë personi që do ta përfaqësojë të padenjën”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme