Era vazhdon aventurën në Moskë, kalon ca çaste me reperin French Montana

23:13 | 16 Korrik 2018
Arbresh.info

Këngëtarja Era Istrefi është duke vazhduar aventurën e saj në Moskë ku po kalon çaste të këndshme me disa prej reperëve më të njohur botëror.

 

Ndër ta edhe me French Montana-n me të cilin e ka edhe një duet, këngën ‘No i love yous’ e cila në kanalin zyrtar në Youtube gëzon plot 15 milionë klikime, transmeton portali Arbresh.info

Ishte French Montana, reperi aktualisht më i famshëm dhe më i suksesshëm në botë ai i cili e publikoi një foto me Erën në Instagram.

Imazhet e njëjta i ka ndarë edhe këngëtarja kosovare me ndjekësit e saj.

Ndryshe Era ishte zëri i botërorit bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam. Kënga ‘Live it up’ po vazhdon të dëgjohet kudo ani pse Botërori ka përfunduar./Arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BlTk0a8j6lK/?taken-by=eraistrefi

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme