Google ADS

Sipas Limajt, a mund Thaçi ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi?

22:52 | 16 Korrik 2018
V. S.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj po e sheh tejet të rëndësishme për Kosovën çështjen e mbylljes së bisedimeve finale të dialogut me Serbinë.

Në Zona B të Klan Kosovës, ai tha se çështja e dialogut duhet të shihet temë nacionale ndërsa theksoi se të gjitha institucionet e vendit janë duke tentuar të japin kontributin e tyre për të arritur në një konsensus të përbashkët sa i përket bisedimeve Kosovë- Serbi.

”Nuk ka temë më të rëndësishme se sa mbyllja e kësaj çështje të bisedimeve Kosovë – Serbi”.

”Kjo duhet të shihet si temë nacionale. Në këtë kontekst jemi duke tentuar ta japim kontributin tonë. Kemi qasje të ndryshme dhe mendime të ndryshme por do të vijmë deri në një konsensus të përbashkët”.

”Disa detyra që t’i jep Kushtetuta as nuk mund t’i përcjellësh diku tjetër por ato që nuk i ke s’mund t’i marrësh. Kosova ka legjislativin, Kushtetuta e Kosovës i ka ndarë detyrat. Deklarimin e kryeministrit, Qeveria e ka obligim kushtetues të merrej me këtë temë”.

Zëvendëskryeministri Limaj po ashtu tha se nuk ka ndonjë mënyrë tjetër përveç autorizimit që Parlamenti të kërkojë llogari në interpelancë ndaj Presidentit Hashim Thaçi për çështjen e dialogut.

Ai konsideron se nëse Parlamenti i Kosovës i jep mandatin Presidentit Hashim Thaçi, deputetët vetëm duhet respektuar atë vendim, njofton Klan Kosova.

”Qeveria është ajo e cila mund ta bëjë debatin në Parlament sepse ajo është ndërlidhëse e saj është legjitime”.

”Qeveria duhet t’i zhvillojë negociatat. Nuk ka mundësi kushtetuese, që Parlamenti i Kosovës ta thërrasë në interpelancë Presidentin sepse nuk ia lejon Kushtetuta”.

”Parlamenti i Kosovës mund të kyçet duke bërë një autorizim për grupin negociatior.

”Jo vetëm unë besoj por të gjithë ne nëse i japim mbështetje duhet të respektohet vendimi i Parlamentit. Nëse Parlamenti ia jep mandatin Presidentit atëherë duhet ta mbështesim dhe respektojmë atë.

”Qeveria e Republikës së Kosovës, ka marr mandatin për qeverisje me vendin. Ne jemi sot edhe gjithmonë ndërsa po flasim për një temë supernacionale, për ta ndërtuar një marrëveshje finale obliguese mes dy vendeve të cilat kanë qenë në konflikt”.

”Nuk mund ta kesh në një situatë të tillë një konsensus sa ma të gjerë. Nuk po flasim për ndonjë privatizim. Po flasim për dicka që duhet të vijë në Kuvend për votim por që duhet kohë për implementim”.

”Jam i bindur Kosova apo opozita e Kosovës nuk e kanë lluksin për të shkuar edhe të vëzhgojnë se mos po gabojmë. Ashtu humbet vendi. Qysh fiton kur humb Kosova”./klan kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme