Viteve të fundit samitet vjetore të mbajtura në mes të liderëve të Bashkimit Europian dhe atyre Kinez kanë rezultuar të jenë joproduktive dhe të ftohta. Takimi i sivjetmë që do të fillojë sot, pritet të jetë me i afërt dhe i përzemërt.
Zyrtarët kinez do të dëshironin që homologët e tyre europian të ankoheshin kundër vendosjes se tarifave tregtare nga SHBA-të. Kështu ata mendojnë të ndihmojnë prishjen e lidhjeve transatlantike, përcjell arbresh.info.
Mirëpo, liderët europian jo vetëm që nuk janë të kënaqur me ‘sulmet’ e Presidentit Trump, ata nuk janë të kënaqur as edhe me Kinën, me mënyrën tyre të bërjes biznes. Europianët brengosen se kinezët po blejnë apo investojnë në firmat e tyre në mënyrë që të marrin apo kopjojnë teknologjinë perëndimore. Në anën tjetër, investimet europiane në Kinë kanë stagnuar për vite, kjo për arsye se në ekzekutiv është rritur frika e protektionizmit. Mirëpo pritet që të dy palët të rifillojnë progresin drejt një marrëveshje që pritet të adresojë këto probleme./Arbresh.info
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim