E rëndë në Durrës, vdes 14-vjeçari teksa rrinte në shezlong

17:04 | 16 Korrik 2018
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë raportohet nga policia të ketë ndodhur në Durrës.

Një fëmijë 14-vjeçar ka vdekur teksa ka qenë duke ndenjur në shezlong në plazh.

“Më datë 15.07.2018, te “Shkëmbi i Kavajës”, duke pushuar në shezlong ka vdekur fëmija, E.H., vjeç 14, banues në fshatin Shkallnur”, informojnë burime zyrtare të policisë.

Sipas të njëjtave burime, sqarohet se nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune, por vdekja është natyrale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës.

© SYRI.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme