Google ADS

Mbytet një i ri në det

14:46 | 16 Korrik 2018
Arbresh.info
Një 30-vjeçar nga Elbasani është gjetur i mbytur në det në afërsi të portit të Shëngjinit, tek vendi i quajtur “Skalierat”.

Trupi i pajetë është gjetur rreth orës 09:45, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale M.I..

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo të ndonjë dukurie tjetër fizike.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor-Lezhë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, raporton Oranews.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme