Lëvizja Vetëvendosje kërkoi nga organet e drejtësisë që të nisin hetime lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagesën prej 53 milionë eurosh shtesë për kompaninë “Bechtel & Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, gjatë një konference për media, tha se, më 12 korrik, kur Kuvendi nuk e miratoi një rezolutë të propozuar nga subjekti i tij, lidhur me këtë çështje, ka dëgjuar fjalë se kontrata për dhënien e 53 milionë eurove shtesë nuk është lidhur ende.
Andaj, ai u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të nisin hetimet dhe, siç u shpreh ai, “ta marrin situatën në dorë”.
“Në rast se deri më tani nuk është nënshkruar kontratë në lidhje me këtë vendim, që është vendim i jashtëligjshëm i Qeverisë, atëherë organet e drejtësisë duhet të veprojnë dhe t’i sjellin para drejtësisë fajëtorët lidhur me këtë vendim dhe këtë kontratë”, u shpreh deputeti Aliu.
Qeveria e Kosovës ka thënë se ka ndarë 53,1 milionë euro për kompaninë “Bechtel & Enka” për punimet në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, për shkak të, siç është thënë, dështimit të qeverisë së mëparshme për t’i paguar me rregull faturat.
Për këtë çështje, ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është ftuar edhe në një interpelancë në Kuvend.
Ai ka thënë se me ndarjen e këtyre mjeteve, janë shmangur proceset gjyqësore.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...