Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka dal me një reagim në lidhje me organizimet që janë bërë në Kosovë për dy vjetorin e tentim grusht shtetit në Turqi.
Reagimi i KMDLNJ-së ka të bëjë me pjesëmarrjen e personaliteteve politike në këto manifestime duke kërkuar nga ta që ta ruajnë neutralitetin në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur në shtetin turk.
“Bartësit të pozitave të larta shtetërore të Kosovës kanë përgjegjësi për sjelljet e tyre edhe pas përfundimit të mandatit aq më parë që gëzojnë përfitime përrallore deri në fund të jetës , për veten e tyre dhe familjet . Ata duhet , gjatë aktiviteteve si ish- presidentë e në atë cilësi e shëtisin botën dhe realizojnë takime në Kosovë , ta përfaqësojnë politikën aktuale të Kosovës dhe jo të rreshtohen dhe anojnë haptas siç vepruan gjatë manifestimeve në përkrahje të presidentit Erdogan”, thuhet në reagimin e Këshillit.
Pas zhvillimeve të pasqaruara dramatike të 15 korrikut të vitit 2016 në Turqi , KMDLNj pati dalë me një ftesë publike duke kërkuar nga shteti i Kosovës që të ruaj neutralitetin duke mos u rreshtuar pas asnjërës palë në konflikt dhe duke konsideruar se kjo ishte dhe është çështje ekskluzivisht e brendshme e Turqisë .
Sipas KMDLNJ nëse shtetasit e Kosovës të komunitetit turk rreshtohen pas një politikani turk , pas një partie apo qeverie duke votuar për ta dhe duke iu dhënë përkrahje publike ( sipas ligjeve të Kosovës ) mund dhe duhet të kuptohet dhe të pranohet si shprehje e vullnetit demokratik të tyre , prania e ish – presidentëve të Kosovës , Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga janë veprime të papërgjegjshme që e dëmtojnë interesin e Kosovës në planin ndërkombëtar “, thuhet në reagim.
Sipas Këshillit këta dy ish – presidentë nuk kanë marrë pjesë në një aktivitet humanitar por në një aktivitet krejtësisht politik duke anuar në anën e presidentit Erdogan që është e palejueshme dhe e pamoralshme nga këndi i interesave strategjike të Kosovës.
“Është dyfytyrësi që , në njërën anë të gjykoni kidnapimin e 6 gylenistëve duke e cilësuar ( me të drejtë ) si shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare kurse , në anën tjetër të merrni pjesë aktive në manifestim përkrahjen për presidentin Erdogan. Nuk është interes i Kosovës të rreshtohet në njërën anë apo palën “ fituese “ por ta ruaj neutralitetin e që këtë nuk e kanë bërë , as ish – presidentët e as kryetarë të disa partive politike si dhe disa deputetë” !
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...