Muaji në të cilin keni lindur mund të zbulojë shumë më tepër se sa që e mendoni. Më poshtë përshkruhen detajet e personalitetit për secilin muaj të vitit.
Janar-Jeni njeri me opinione të forta, kokëfortë dhe ambicioz. Jeni gjithnjë në vëzhgim të ambientit që ju rrethon dhe ju pëlqen të mësoni gjëra të reja, të cilat i transmetoni menjëherë te të tjerët si një mësues i lindur.
Shkurt-Jeni njeri kreativ, abstrakt dhe intelektual. Mund të bëheni shumë agresivë dhe me temperament nëse ndiheni të ngujuar, por nëse ndiheni i lirë dhe i rehatshëm bëheni të lezetshëm, të ndershëm dhe të sinqertë.
Mars-Jeni i qetë, introspektiv dhe kërkoni rrethana paqësore. Jeni i sjellshëm me këdo që takoheni, por tentoni t’i fshihni ndjenjat e vërteta dhe personalitetin tuaj prej botës.
Prill-Jeni të fortë mendërisht dhe fizikisht dhe nganjëherë nxitoni me gjëra që zakonisht i bini pishman. Ju pëlqen vëmendja dhe gëzoheni jashtë mase kur të gjithë sytë janë drejtuar kah ju, kjo ndoshta është edhe arsyeja pse ju pëlqen tensioni.
Maj-Keni vullnet të fortë, jeni i bukur fizikisht dhe mendërisht, mendjemprehtë si the. Zemëroheni lehtë por lehtë pajtoheni dhe zakonisht keni ëndrra të çmendura për të ardhmen tuaj.
Qershor-Jeni të sjellshëm dhe shumë të ndjeshëm. Shumë herë flisni aq ngadalë saqë të tjerët ju dëgjojnë me vëmendje. Plus jeni shumë vizionarë me ide të shumta dhe mendoni para të tjerëve.
Korrik-Jeni të mprehtë, energjik dhe të mrekullueshëm për të kaluar kohën. Jeni për të provuar çka do që ju del përpara dhe njerëzit ju duan shumë. Megjithatë lëndoheni lehtë dhe ju duhet kohë ta merrni veten.
Gusht-Jeni humorist, të guximshëm, të kujdesshëm dhe një udhëheqës natyralë. Personaliteti juaj i dashur dhe shpirti inspirues mund të ju çojë në shpërthime dhe xhelozi, por e tejkaloni shumë shpejt.
Shtator-Jeni të kujdesshëm, të organizuar, me vetëbesim, të qetë dhe perfeksionit. Jeni kritikë për të tjerët sepse prisni shumë nga njerëzit. Gjithashtu jeni tepër kokëfortë.
Tetor-Flisni shumë, adaptoheni lehtë në shoqëri, jeni plot jetë dhe sharm. Jeni të pavarur dhe kur lëndoheni e merrni veten shumë shpejt, ndoshta ngaqë jeni optimist dhe keni një qëndrim pozitiv.
Nëntor-Jeni unik, të guximshëm, dhe shumë mendje-mprehtë. Rrallëherë bëheni nervoz dhe nuk ju nevojitet ndihma e askujt sepse dini shumë mirë ta motivoni veten. Mendoni se nëse ekziston vullneti duhet të ekzistojë edhe zgjidhja.
Dhjetor-Jeni shpirt i lirë, krenar, besnik dhe zemërgjerë. Jeni shumë aktiv dhe ju pëlqen të shoqëroheni dhe të luani lojëra. Jeni gjithashtu i padurueshëm, keni temperament të shkurtër dhe i urreni kufizimet./arbresh.info
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri