Turqit ia mësyjnë Kosovës, po strehohen në Lipjan

09:43 | 16 Korrik 2018
Arbresh.info

Numri i azilkërkuesve në Kosovë gjatë gjysmës së parë të këtij viti është rritur dukshëm në krahasim me vitin e kaluar. Sipas statistikave zyrtare, turqit prijnë nga numri më i madh i azilkërkuesve, të pasuar nga sirianët.

Janë bërë katër muaj prejse Mustafa Culloker ka braktisur vendlindjen e tij Turqinë për shkak të problemeve që thotë se i ka me shtetin e tij.

Ai bashkë me familjen kanë gjetur vendstrehim në Qendrën për Azil në Magure të Lipjanit, ku do të vazhdojnë të qëndrojnë edhe një kohë.

Gjatë qëndrimit të tij në këtë qendër Culloker kishte arritur të mësonte edhe disa fjalë në gjuhën shqipe, por me shumë pengesa. Aq sa mund të kuptonte nga pyetjet që iu parashtruan, Culloker tregoi shkurt arsyen e strehimit të familjes së tij në këtë Qendër.
“Jemi këtu për shkak të problemeve në Turqi. Këtu jam me familje qe katër muaj. Do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu”, thotë Culloker për gazetën “Zëri”.

Ai duket i kënaqur dhe i sigurt brenda kësaj Qendre. “Po, po, kështu është shumë bukur”, shprehet ai, por nuk pranon të zbulojë më shumë detaje rreth largimit të tij nga Turqia.

Sikur familja e Mustafës, në këtë qendër janë strehuar edhe shumë familje nga vende të ndryshme, shumica nga Turqia.

Dëbimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova, përkrahës të klerikut Fetullah Gulen, në mars të këtij viti ka bërë që të rritet numri i familjeve nga Turqia që kërkojnë strehim në Qendrën e Lipjanit.

Për gjysmën e parë të këtij viti në Qendrën për Azil në Lipjan janë regjistruar 108 azilkërkues, numër ky shumë më i lartë sesa gjatë gjithë vitit të kaluar.
Gjatë vitit 2017 ishin regjistruar vetëm 81 azilkërkues, përderisa gjatë gjashtë muajve të këtij viti kjo shifër është tejkaluar

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme