Google ADS

Nivelet e larta të sheqerit në gjak, problemet e fshehura në trup

08:05 | 16 Korrik 2018
Arbresh.info

Nivelet e larta: Probleme me lëkurën

Trupi tërheq lëngjet nga gjithë indet për të nxjerrë jashtë nivelet e tepërta të sheqerit në gjak. Kjo shkakton tharje, acarim dhe çarje të lëkurës, sidomos në këmbë, shputa, kyçe dhe duar. Me kalimin e kohës, nivelet e larta mund të dëmtojnë edhe nervat, duke shkaktuar neuropati diabetike.

Nivelet e larta shkaktojnë: Urinim të shpeshtë

Veshkat duhet të funksionojnë fortë për të përpunuar të gjithë sheqerin e tepërt në gjak. Nëse nuk mundet që ta absorbojë të gjithin, e nxjerrë jashtë bashkë me ujin për të cilin trupi ka nevojë, duke shkaktuar kështu urinim të shpeshtë.

Nivelet e larta shkaktojnë: Etje

Për të nxjerrë sheqerin e tepërt, trupi huazon ujin nga vetë indet e tij. Duke qenë se keni nevojë për lëngje për të pasur energji, qarkulluar lëndët ushqyese dhe nxjerrë mbetjet, truri sinjalizon që jeni të etur dhe duhet të konsumoni më shumë ujë.

Nivelet e larta shkaktojnë: Tharje të gojës

Duke qenë se trupi tërheq lëngjet nga goja, shkaktohet tharje e saj dhe çarje e buzave. Më pak pështymë dhe më shumë sheqer në gjak rrisin rrezikun për infeksion. Mund të ënjten edhe mishrat e dhëmbëve, ndërkohë që në gjuhë zhvillohen disa pika të bardha.

Nivelet e larta shkaktojnë: Probleme me shikimin

Trupi tërheq lëngjet edhe nga lentet e syve, duke vështirësuar fokusimin. Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të dëmtojnë edhe enët e gjakut në pjesën e pasme të syrit (retina), duke shkaktuar probleme me shikimin, deri në verbërim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme