Kunatat më të famshme të momentit, Kate dhe Meghan kanë zgjedhur shkallët e stadiumit, për daljen e tyre të parë publike, vetëm pa bashkëshortët, apo anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.
Kate dhe Meghan kanë ndjekur finalen e tenistit Wimbledon, ku kanë mbështetur shoqen e ngushtë të dukeshës së Sussex, Serena Williams. Për Meghan kjo ka qenë një javë shumë e ngarkuar, pasi ajo sapo është kthyer nga turi i parë mbretëror me Harry-n në Irlandë. Mirëpo, kjo është jeta e dukeshës dhe Meghan do të duhet të përshtatet. Fundja, ajo mëson dhe merr këshilla edhe nga kunata e saj, e cila edhe pse nuk ka më shumë se dy muaj që ka sjellë në jetë princin Louis, ajo sërish është prezente kudo në evenimente të ndryshme. Madje shoqëron edhe kunatën, për të mbështetur shoqen e ngushtë. Për t’u kthyer tek finalja e tenisit, si ishin veshur dy Dukeshat për të ndjekur këtë lojë?
Le t’i marrim me radhë. Dukesha Kate duket sikur i është rikthyer linjave të para lindjes. Kate nuk të krijon përshtypjen sikur ka lindur thjesht përpara dy muajve. Kate kishte zgjedhur një fustan nga Jenny Packham të bardhë me rrathë të vegjël. Çanta e madhe ishte zgjedhje nga Dolce Gabbana.
Ndërsa Dukesha e Sussex ka preferuar një palë pantallona nga Ralph Lauren: të bardha të gjërë dhe shumë të gjatë. Ajo i ka kombinuar pantallonat me një këmishë me vija blu dhe të bardhë.Kate me flokët e lëshura, ndërsa Meghan me një topuz të çrregullt, të dyja kunatat dukeshin aq në harmoni me njëra-tjetrën./ Class
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...