Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, të hënën fillon me fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor.
Dezinsektimi përfshinë qytetin si dhe zonat përreth tij, me qëllim të shfarosjes së mushkonjave dhe insekteve tjera të bezdisshme për qytetarët.
Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka njoftuar se kjo fazë e dezinsektimit do të bëhet nga ora 20:00 deri në 24:00 dhe do të zgjas pesë ditë me radhë, nga 16-20 korrik.
I pari i shëndetësisë në Gjilan ka kërkuar nga bletarët që gjatë kohës sa zgjat aksioni për dezinsektim, t`i mbajnë të mbyllura bletët e tyre, në mënyrë që të mos kenë ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdoren për asgjësimin e mushkonjave dhe insektet tjera të dëmshme
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...