Babai i dukeshës Meghan Markle, Thomas Markle ka thënë se ka frikë se dukesha e Sussex-it është ‘e tmerruar’ në rolin e saj të ri dhe se familja mbretërore po shton shumë presion mbi vajzën e tij.
Ai shtoi se ai mendon se buzëqeshja e saj është ‘e dhimbshme’ dhe ka një çmim të lartë për të paguar për t’u martuar në familjen mbretërore ‘të vjetruar’, duke kritikuar kodin e veshjes ‘qesharake’ të vajzës së tij.
“Unë mendoj se ajo është e tmerruar. E shoh atë në sytë e saj, e shoh atë në fytyrën e saj dhe e shoh atë në buzëqeshjen e saj . Unë e kam parë buzëqeshjen e saj për vite me radhë. E njoh buzëqeshjen e saj. Nuk më pëlqen ajo që po shoh tani” tha ai.
Markle gjithashtu zbuloi se hera e fundit që foli me vajzën e tij ishte në telefon një ditë pas martesës së saj, por pothuajse dy muaj më vonë nuk ka pasur kontakt, dhe Kensington Palace ka refuzuar t’i përgjigjet teksteve të tij, shkruan Metro.uk.
Ai shtoi se ai ka frikë se do të vdesë para se ta shohë përsëri vajzën e tij Meghan, gjithashtu ai ka thënë se kjo është intervista e fundit qe ai do të japë. /Arbresh.info/
Shkrumbohet një banesë në Lushnje
Agjenti konfirmon rikthimin e Mario Balotellit në Serie A
Britania dhe Kina japin shenja pajtimi gjatë vizitës së krye...
Femra vendosni: Këto janë karakteristikat kryesore të mashku...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në ...