Janë zbardhur detaje të reja për ekzekutimin e sotëm të ish-policit Boran Berçama dhe partneres së tij Silvi Ndoci, në Shkodër.
Ata jetonin prej 7 muajsh në katin e tretë të një pallati në lagjen “Naim Gjylbegu”, së bashku me djalin e tyre 1 vjeç e gjysmë.
Boran Berçama mësohet se ka marrë një plumb në kokë ndërsa plumbat e tjerë në trup.Ndërsa bashkëjetuesja e tij është qëlluar vetëm në trup.
Nga skena e krimit e ndërtuar nga grupi i eksperzës, mësohet se ish-efektivi në momentin që ka parë personin/at të qëllojnë në drejtim të tyre, ka tentuar të mbrojë bashkëjetuesen dhe fëmijën e tij duke i mbuluar me trup.
Fatmirësisht plumbat nuk kanë kapur fëmijën i cili ka qenë në gjumë momentin e ngjarjes.
Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës rreth orës 06:40 ku më pas është marrë nga familjarët e Berçamës. Ndërkohë rreth orës 09:30, trupat e dy vikmave janë dërguar në morg.
Që në nisje të Vengut, Berçama nuk ishte më pjesë e policisë së shtet pasi ishte tërhequr nga detyra që mbante si efekv, JOQ.
Ai ka shërbyer për një periudhë kohë në rrethin e Pukës, në bashkinë e Fushë Arrëzit.
Për një periudhë kohe të shkurtër kishte emigruar në Francë dhe më pas ishte rikthyer në Shkodër ku prej 7 muajsh jetonte në kan e tretë të një pallati. /albeu.com
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...