Mes luleve shumëngjyrëshe është edhe një qen, që vështirë se mund të shihet

15:31 | 15 Korrik 2018
Arbresh.info

Duket si një kënd i zakonshëm kopshti, por në mes luleve dhe bimëve ndodhet edhe një gjallesë.

Mike Simcox nga Birmingami i Anglisë, e ka fotografuar qenin e tij Eddie, teksa provonte të fshihej, transmeton Telegrafi.

Pronari 37-vjeçar, ka bërë të ditur se kafsha e tij shtëpiake ishte mllefosur me stuhitë dhe bubullimat, andaj provoi të fshihej duke krijuar skenën enigmatike.

Meqenëse lulet e kudondodhura ishin lulëzuar në masë të madhe, gjetja e Eddie bëhet pothuajse e pamundur.

Shumë shikues kanë thënë se e kanë problem ta gjejnë, andaj nëse jeni në mesin e tyre, shikoni në imazhet e postuara më poshtë, ku qeni është vijëzuar me një rreth të verdhë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme