Shqiptarët e Luginës së Preshevës po kërkojnë që në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi të diskutohet edhe për ta.
Madje në një mbledhje që u mbajt dje ata formuluan një deklaratë politike të cilën ua dërguan institucioneve në Kosovë, Serbi dhe atyre ndërkombëtare.
Por presidenti serb, Aleksandar Vuçiq duket se problem kryesor e ka Veriun e Kosovës, transmeton lajmi.net.
Ai në një konferencë për media deklaroi se nuk është marrë shumë me deklaratat e shqiptarëve të Serbisë jugore, por me Veriun e Kosovës, që sipas tij është obsession i Prishtinës.
‘Nuk dua të flas shumë për shqiptarët që jetojnë në jug të Serbisë, por më shqetëson fiksimi i Prishtinë për veriun e Kosovës” ka thënë presidenti serb, Vuçiq.
I pyetur rreth kërkesave që shqiptarët që jetojnë në jugun e Serbisë të kenë të drejtat e njejta sikurse serbët në Kosovë, dhe që të përfshihen në dialogun e Brukselit, Vuçiq nuk ka pranuar të jap përgjigje.
Vuçiq pas takimit me Milorad Dodik e ka pranuar se gjatë vizitës në Paris do të diskutohet edhe për Kosovën.
Kurse të mërkurën Vuçiq dhe Thaçi do ta vazhdojnë fazën finale të dialogu
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...