132 persona të vrarë dhe 230 të plagosur gjatë një sulmi në Pakistan

11:08 | 15 Korrik 2018
Arbresh.info

Në shpërthimet që ndodhën në dy mitingje në Pakistan u vranë 132 persona, ndër të cilët edhe kandidati për deputet, Navabzade Siraj Raisani si dhe u plagosën mbi 230 persona.

Pretendohet se sulmi i kryer në lagjen Mastung të provincës Balochistan të Pakistanit në një miting zgjedhor kishte në objektivë kandidatin për deputetet të Partisë Belucistan Avami, Raisani-n, përcjell Telegrafi.

Sulmin në Mastung e mori përsipër organizata terroriste DAESH.

Ndërsa sulmi tjetër u krye në fund të mitingut të ish-ministrit dhe emrit të dëgjuar të Kuvendit të Klerikëve Islamikë, Ekrem Han Durrani në qytetin Bannu në veri të vendit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme