Sot protestojnë banorët e Mramurit

08:39 | 15 Korrik 2018
Arbresh.info

Banorët e fshatit Mramur të Prishtinës do të protestojnë sot, duke bllokuar rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, siç thonë ata për shkak të pa përgjegjësisë të Ministrisë së Infrastrukturës, e cila ka dëmtuar rrugën dhe urat e fshatit.

Portesta fillon në orën 12:00. Ndërkohë, banorët thonë se gjatë punimeve janë lënë edhe gropa të mëdha. Kurse, dheun të cilin e ka largu nga aty, e kanë vendosur ndër telat e tensionit të lartë, duke rrezikuar fëmijët e tyre.

Rruga ka qenë planifikuar të përfundojë për 169 ditë punë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme