“Mbetet në fuqi,” u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders.
Por ka zëra se takimi do të anulohet pasi SHBA akuzuar 12 oficerë të inteligjencës ruse për ndërhyrje të zgjedhjeve.
Nga ana e saj, Rusia tha se ‘ishte në kërkim të takimit’.
“Ne e konsiderojmë Trump një partner negociator,” tha këshilltari i Kremlinit Yuri Ushakov. “Gjendja e marrëdhënieve dypalëshe është shumë e keqe. Ne duhet të fillojmë t’i rregullojmë ato.”
Njoftimi se rusët ishin akuzuar për sulme ndaj zyrtarëve demokratë gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 nxitën një luftë të ndezur midis Uashingtonit dhe Moskës.
Ministria e jashtme e Rusisë tha se pretendimet ishin një “grumbull i skemave të konspiracionit” që synonin të “dëmtojnë atmosferën” përpara takimit të së hënës.
Ai tha se nuk kishte dëshmi që lidhnin ndonjë nga zyrtarët apo inteligjencën ushtarake.
Por Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Rod Rosenstein këmbënguli se “qëllimi i konspiratorëve ishte që të ketë një ndikim në zgjedhje”.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...