Hoxha i Prizrenit e quajti ateist, kështu i përgjigjet Ismet Kryeziu

07:25 | 15 Korrik 2018
Arbresh.info

Analisti Ismet Kryeziu i ka reaguar për herë të dytë hoxhës nga Prizreni Besim Berisha, i cili ditë më parë i krahasoj me kafshë pjesëmarrësit e festivalit NGOM Fest.

Berisha duke u sqaruar për ofendimin që ua bëri pjesëmarrëseve dhe organizatorëve të festivalit, tha se Ismet Kryeziu, i cili edhe e dënoj gjuhën e përdorur nga hoxha, është ateist.

Kryeziu i është përgjigjur Berishës me një status të gjerë, duke i thënë se familja e tij janë fillimisht shqiptare, e më pas islame.

“Por, i nderuar Hoxhë, nëse s’e ke ditë, atëherë dije, para se gjithash se familja ime së pari është shqiptare, pastaj i përket besimit islam. Përkatësia fetare asnjëherë nuk mund të jetë zgjedhje e parë, apo këmbim në relacion me përkatësinë kombëtare.” ka thënë Kryeziu.

Kryeziu i sqaroi ati gjithashtu se çfarë kuptimi ka ateizmi e çfarë myslimani.

Lexojeni të plotë dhe pa ndërhyrje statusin e Kryeziut dhe Berishës

(Edhe një herë për Kryetarin e Bashkësisë Islame në Prizren.)

Kryetari i Bashkësisë Islame të Prizrenit, e paska bërë një sqarim pasi qenka kthyer plot entuziazëm pas marshit solidarizues me pushtetin e Erdoganit të mbajtur dje në Prizren.

Hoxhë, krejt e parëndësishme është a më njeh apo të njoh. Te falënderoj që ke marrë pjese në rastet për mort në familjen time. Por pasi ma ke përfshi familjen në këtë diskutim, për hir të respektit ndaj familjes sime, po ta sqaroj.

Në gëzime e morte në familjen tonë marrin pjesë shumë të afërm mysliman e të krishterë, hoxhallarë, priftërinj e ateistë. Ne vazhdojmë të jemi pjestarë të konfesionit islam, ndërkohë që i kryejmë ritet familjare fillimisht bazuar në traditën shqiptare, e pastaj në raste specifike në atë islame.

Por, i nderuar Hoxhë, nëse s’e ke ditë, atëherë dije, para se gjithash se familja ime së pari është shqiptare, pastaj i përket besimit islam. Përkatësia fetare asnjëherë nuk mund të jetë zgjedhje e parë, apo këmbim në relacion me përkatësinë kombëtare.

Për ateizmin, po ta qartësoj ty posaçërisht, sepse po përpiqesh ta lajthisësh publikun. Prandaj, për dijeninë tënde, unë besoj në zot, për dallim nga ateisti, i cili e mohon ekzistencën e Zotit. Por, i nderuar hoxhë, unë s’besoj në klerik si ti, që në emër të zotit bëjnë politikë, keqpërdorin Zotin dhe pozitën e udhëhqësit fetar. Pasiqë s’të besoj ty dhe të tillëve si ti, kjo nuk do të thotë se s’i besoj Zotit. Ju nuk jeni Zoti e as i deleguari i tij, siç po pretendon ta luash rolin. Nuk më duhesh për ndërmjetësim në relacion me Zotin, ti dhe asnjë tjetër. Tek e fundja, besimi im është çësjtje vetëm e imja dhe krejtësisht personale.

Nga marr fonde unë, unë nuk marr fonde por organizata ku punoj unë, e kjo gjë është e ditur, ngase të dhënat janë publike.

Secili qytetar, jo vetëm i Kosovës, që ka qasje në internet mund ta shohë në uebsajtin e organizatës se kush janë donatorët tanë. Hoxhë, e vërtetë se organiAta ku punoj unë merrë fonde nga ato shtete mike tona që kanë kontribuar për lirinë tonë e për ditë po kontribuojnë në ndërtimin e shtetit tonë. Ata janë taksapagues të shteteve mike, të cilat ta kanë mundësuar ty lëvizjen e lirë, bile edhe marshin në mbrojtje të diktatorëve dhe politikave ditore.

Hoxhë, konsideroj se t’i s’je i denjë për të udhëhequr BIK-un e Prizrenit jo vetëm për disa “opinione” të shprehura në Facebook, me të cilat bën gjyqe dhe fyen, por së fundi u bëre pjesë e një marshi politik. Pjesëmarrja e jote në një marsh pro Erdoganit dhe kundër të tjerëve që mendojnë ndryshe nga ai, më së miri shpërfaqë bindjet dhe orientimin tënd. Ti, islamin po e shndërron në politikë dhe po e përdorë për agjenda politike.

Perveç promovimit të diskursit urrejtës, ti nuk je kah e promovon islamin, që nominalisht njihet si paqësor.

Nga ana tjetër, është e drejtë e

jotja e pakontestueshme të kesh bindje dhe orientim politik, tek e mbrama edhe me Partinë e Erdoganit. Ama, jo në emër të institucionit fetar, jo në emrin tim si shqiptar i përkatësisë myslimane.

Hoxhë, besoj të jem i qartë. Për dallim nga ti, UNË nuk i bie pishman e as nuk kërkoj falje, derisa ju të vazhdonie të jeni në krye të BIK-ut, të cilën ju po e shndërrroni në Formacion politik. Prandaj, po e përsërisë, UNË dhe familja ime refuzojmë ta paguajmë taksën për BIK-un. E kemi paguar rregullisht deri tashti. Pavarësisht se ty dhe përkrahësve të tu, mund të mos u bëj përshtypje.

Por, ama mendo se një ditë do të jemi shumë më shumë që do të kërkojmë fuqishëm ndarjen e fesë nga politika dhe ndalimin e përdorimit të saj nga politika!

Me respekt, Ismeti.

Ndërsa ky është statusi i Besim Berishës

SQARIM

Me kete posim e informoje xhematin te cilin e perfaqesoje, te gjithe besimtaret musliman te komunes se Prizrenit, se i kam fshi dy postimet e fundit nga Facebook, per shkak te mirekuptimit dhe respektit per nje mik timin qe me keshillon dhe kritikon kohe pas kohe per postimet dhe komentet e mia ne fb!

Por, ne te njejten kohe, po ju siguroje qe:

1) Besim Berisha, kurre nuk ka ba ftese per akte teroriste, edhe ne KKSB si anetare i se ciles jam dhe perfaqesoje KBI Prizren, disa here me rradhe e kam cek dhe potencu, para ish-kryetarit Muja dhe kryetarit te tanishem Haskuka, para te gjithe te pranishmeve, qe te kemi kujdes me festivalet verore( rreth zerit ps ores 00:00) ne qyetet se po nxisin urrejtje dhe me se paku na kemi deshire me ndodh ndonje akt terorist!

2) Ju garantoje dhe siguroje, qe ne postimet e mia kam marre per baze edhe shqetesime e qytetareve te cilet i perfaqesoje. Ne jemi ne kontakt me njerz non-stop, dhe kemi kerkesa qe te ndermarrin diqka per parandalim apo stopim te zhurmes pas mesnates.

3) Kerkoj falje publikisht per ofendimin qe ia kam ba atij tipi qe folke (sepse ska kendu).

4) Te jeni ne dijeni qe, Ismet Kryeziu (po ia permendi emrin pasiqe ai me ka permend mua ne postimin e tij ne fb) me njef mua shume ama shume mire, disa here me nga disa dite rradhe kam marre pjese ne ceremonite fetare te familjareve te tij. Ai i din qendrimet e mia rreth kultures dhe tradites ne pergjothsi dhe une i di qendrimet e tija rreth fese Islame! E di qe bajagi ‘ateist’ eshte!

5) Xhemati im i dashur, ju me njihni me mire dhe i dini reagimet e mia per ceshtje te ndryshme qe kane te bejne me qytetaret e Prizrenit. Une jam i drejteperdrejte dhe nuk paguhem nga askush, perpos se nga ju! Ata qe thithin fonde ne emer te proklamimit te ‘demokracise’ le te mendohen per te ardhurat e tyre!

6) Xhemati im i respektuar, ne cilin liber shkrun qe ‘muzika’ e shfrenuar dhe degjeneruar deri ne 04:00 te mengjesit eshre Kulture??? Cili babe dhe nane, ka qef dhe e lejon femijen e tij me qendru jashte shtepise deri ne mengjes?? Ne nje vend ku mundesia per perdorim te droges eshre e larte?? Mundesia e prostitucionit eshre ne kulminacion??

7) Qytetar te besimit Islam te Komunes se Prizrenit, u jam falenderues per perkrahje morale dhe per kete arsye e kam ndie nevojen me ba kete sqarim per ju!!

I juaji,

Besim Berisha.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme