1625 shezllonë janë sekuestruar në plazhin e Velipojës me qëllimin rikthimin e plazheve publikë, ndërsa mësohet se ka nisur procedura penale për personat që i kishin vendosur ato në mënyrë të paligjshme, duke rikthyer 20% hapësirë publike.
Duket se të tjera masa janë marr në këtë plazh, pak ditë pas mbledhjes së Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit, ku ishte e pranishme edhe Zëvendëskryeministrja Senida Mesi, deputete e qarkut të Shkodrës.
Njëkohësisht në këtë plazh janë vendosur tashmë edhe 6 kulla vrojtimi, për të cilat janë trajnuar e çertifikuar nga ana e Kryqit të Kuq Shqiptar rreth 12 roje plazhi. Siguria në plazhe ka qenë një ndër elementët më të diskutuar të këtij sezoni veror, ndërkohë që gjatë mbledhjes së Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit u dakordësua me Bashkinë Shkodër për punësimin sezonal të rojeve bregdetare. E njëjta gjë u arrit edhe në takimin e zhvilluar mes ZëvendësKryeministres Mesi me sipërmarrës të ndryshëm që ushtrojnë aktivitet në Velipojë, të cilët garantuan rritjen e numrit të rojeve bregdetare nga ana e tyre nëse gjykohet e nevojshme.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...