Ushtria izraelite ka kryer sulmin më të madh ajror në Gaza, që prej luftës së vitit 2014, teksa militantët e Hamasit kanë hedhur disa raketa në territorin e Izraelit.
Asnjëra palë nuk ka raportuar për viktima apo për dëme të mëdha materiale. Izraeli ka thënë se ka sulmuar objekte ushtarake dhe ka paralajmëruar civilët në Gaza që të mbajnë distancë nga disa pjesë të qytetit.
Zyrtari i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus tha se sulmet e fundit kanë goditur rreth 40 caqe të Hamasit, duke përfshirë tunele, qendra logjistike dhe një shtab ushtarak.
Conricus tha se përshkallëzimi ka ardhur si pasojë e sulmeve me raketa të Hamasit dhe dhunës përgjatë kufirit.
Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës ka thënë se një palestinez 15-vjeçar është vrarë gjatë protestave më 13 korrik përgjatë kufirit të Gazës, ndërkaq një 20-vjeçar po ashtu ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.
Palestinezët në Gaza për muaj të tërë janë duke organizuar protesta përgjatë kufirit me Izraelin.
https://www.youtube.com/watch?v=yBuU6lofSIk
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision