Google ADS

Presidenti Meta uron homologun Macron për Festën Kombëtare të Francës

23:03 | 14 Korrik 2018
A. B.

Presidenti i Republikës se Shqiperise, Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Francës Emmanuel Macron me rastin e Festës Kombëtare të Republikës franceze.

Në mesazhin e tij, Meta thotë se marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe popujve tanë janë zhvilluar shumë në tre dekadat e fundit.

Gjithashtu, Presidenti Meta falënderon Francën për ndihëm që i jep Shqipërisë në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe të administratës publike.

Mesazhi i urimit

I nderuar Zoti President,Më lejoni që me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Ditës së Bastijës, të shpreh në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të mira e të sinqerta për Ju personalisht dhe të gjithë francezët kudo që janë.Marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira midis dy vendeve dhe popujve tanë janë zhvilluar shumë në tre dekadat e fundit.

Ato kanë krijuar një bazament shumë të mirë miqësie e partneriteti për të ardhmen. Konstatoj me shumë kënaqësi se, në traditën më të mirë të bashkëpunimit kulturor dhe arsimor, midis dy vendeve po zhvillohet edhe bashkëpunimi në fushën e ekonomisë. Interesi në rritje i investitorëve dhe kompanive të mirënjohura franceze për tregun shqiptar më bën optimist në këtë drejtim.

Mbështetja e madhe dhe e pakursyer që Franca i ka dhënë Shqipërisë për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe të administratës publike, si dhe ndihma për integrimin në organizatat euroatlantike, përcillen me ndjenja të thella mirënjohje e miqësie nga populli shqiptar.

Ju siguroj se, si anëtare në NATO dhe vend kandidat në Bashkimin Evropian, Shqipëria do të jetë gjithmonë një partnere aktive në përballimin e sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballet kontinenti evropian.Me urimet më të mira, si dhe dëshirën e vullnetin për t’i forcuar e zhvilluar më tej marrëdhëniet e miqësisë e të bashkëpunimit midis dy vendeve tona, ju lutem pranoni Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!

Të ngjashme