Sigurisht, që konkurron për të fituar, por mbi të gjitha Chiara Bordi do të japë një mesazh.
Studentja 18 vjeçare e cila studion në vitin e fundit të gjimnazit dhe ndërkohë punon me kohë të pjesshmesi banakiere, është në garë për kupën e ‘Miss Italia’ me një protezë në këmbën e majtë.
Në 2013-n, ajo pësoi një aksident me motorr, nga ku humbi edhe gjysmën e këmbës, nga gjuri e poshtë.
Tani ajo punon si modele dhe shprehet: “Konkurimi im është një mesazh për të rinjtë që të dinë të mbrojnë jetën e tyre”. “Miss Italia”, vijon më tej, “ofron mundësinë të transmetoj kurajon tek një publik më i gjerë për të ndarë bashkë me ta një eksperiencë personale, e cila tregon se mund të jetosh edhe me paaftësi në mënyrë normale; duke u marrë me sport, të jetosh një histori dashurie dhe pse jo, të marrësh pjesë edhe në një konkurs bukurie.” Chiara është e fejuar me 26 vjeçarin Lorenzo Costantini, i cili ka humbur gjithashtu një këmbë, në një aksident në punë.
https://www.instagram.com/p/BlK5PSOh-A6/?hl=en&taken-by=chiarabordi_
https://www.instagram.com/p/BjVXmVYBysC/?hl=en&taken-by=chiarabordi_
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...