Google ADS

Ahmeti përplaset me VV-në për fishekzjarrët: Vjet për tre tonë nuk reaguat fare, sivjet shpifni

20:37 | 14 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është kundërpërgjigjur Vetëvendosjes për fishekzjarrët që pritet të hedhen sot në kampusin e Universitetit të Prishtinës, në kuadër të koncertit të Bankës Pro Credit.

Ahmeti ka thënë se sivjet ish-bashkëpartiakët e tij po shpifin, ndërsa një vit më parë nuk kishin reaguar fare edhe pse thotë se ishin trefish më shumë fishekzjarrë të hedhura.

Vetëvendosje për fishekzjarrët në UP: Mos ia merrni frymën qytetarëve në Prishtinë

“Nuk mund t’i kuptoj shpifjet e ish kolegëve të mi që çdo ngjarje mundohen me keqpërdor për sulme. Vitin e kaluar kanë qenë 3000 kg në evenimentin e njëjtë ku edhe kanë qenë nëpër drejtori dhe nuk ka pas asnjë reagim. Sivjet për 1000 kg nuk lanë fjalë pa shpif”, ka shkruar Ahmeti.

Sipas Ahmetit, komuna nuk lëshon leje për fishekzjarrë sepse s’e ka kompetencë. Ajo ka lëshuar pëlqim me kushtin që të marrin lejen e Universitetit të Prishtinës, ndërsa Ahmeti thotë se për mjete piroteknike i kanë drejtuar te MPB-ja dhe policia.

Ai në Facebook ka shkruar po ashtu se si komunë do të ishin falënderues nëse paratë e fishekzjarrëve do të shkonin për mbjellje të drunjve shtesë dhe se i përkrah iniciativat qytetare kundër mjeteve piroteknike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme