Lekaj thotë se autostrada Prishtinë – Mitrovicë përfundon për dy vjet.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë me dije se projekti i autostradës “Tre Heronjtë-Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, do të përfundojë brenda dy viteve, sipas një njoftimi nga MI-ja.
Sipas tij, me projektin e nisur së fundmi, po bëhet realitet transformimi i Veriut të Kosovës.
“Projekti që ka nisë së zbatuari para disa ditëve nga të qenurit projekt në sirtarë të pluhurosur po bëhet realitet që do të transformojë Veriun e Kosovës. Me projektin e autostradës, Tre Heronjtë, ‘Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha’ do të zgjidhim përfundimisht një nyje të mbetur të rrugëve të Vushtrrisë e Mitrovicës”, ka shkruar Lekaj në një postim në Facebook.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...