Belgjika ka shënuar fitore me rezultat 2 me 0 në takimin e pasdites së sotme (e shtunë) kundër Anglisë.
Skuadra e Roberto Martinez mposhti sërish “Tre Luanët” në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” në mënyrë për të siguruar pozitën e tretë në këtë turne madhështor, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi Eden Hazard, i cili realizoi golin e dytë derisa po zhvilloheshin minutat e fundit të kohës së rregullt, është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Anëtari i Chelseas është vlerësuar me notën 8.5 për paraqitjen fantastike në Saint Petersburg.
Me notë të lartë te belgët janë vlerësuar edhe Kevin De Bruyne (8.2), Toby AlderWeireld (7.6) dhe Courtiois (7.5).
Nota më e dobët e ndeshjes është 6.0 dhe dy sulmuesit e Anglisë, Harry Kane dhe Sterling, janë vlerësuar me atë notë./arbresh.info/
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...