Përmes një kumtese, LSDM-ja tha se OBRM-PDUKM-ja publikisht pranoi se i vjen keq për suksesin e Maqedonisë, qytetarët kanë arsye për të festuar, anëtarësimi në NATO është sukses historik.
“Ftesa për hyrje në NATO është realizim i interesit strategjik, qëllim që është vendosur që nga pavarësia. Qëllimi e publikut të brendshëm, gjithë botës demokratike e përshëndet dhe urojnë përparimin e Maqedonisë, përveç OBRM-PDUKM-së e cila publikisht i shpreh keqardhje për ftesën e NATO-s.
Ata thonë se OBRM-PDUKM-ja nuk mund të pajtohet me suksesin e brendshëm dhe të jashtëm të Maqedonisë dhe se duhet se qytetarët kanë të drejtë dhe e meritojnë të festojnë sukseset historike.
“Maqedonia ka arsye për të festuar, ftesa përveç që është arritje e përpjekjeve ajo njëkohësisht me vetë vendos edhe arritjen dhe plotësimin e standardeve të reja të cilat sigurojnë përfitimet ditore dhe kushte më të mira për të gjithë qytetarët”, thonë nga LSDM-ja.
Ata thonë se OBRM-PDUKM-ja duhet të ndalet të bëjë presion ndaj muzikantëve që në mënyrë transparente dhe të ndershme marrin pjesë në festën e një nga sukseset më të mëdha, duke bërë thirrje partisë opozitare që të ndalojë të krijojë ndarje dhe mbjellje urrejtje ndaj qytetarëve dhe muzikantëve.
“Maqedonia shkon përpara dhe nuk ka të ndalur, qytetarët thonë PO për anëtarësim në NATO dhe BE, ata thonë PO për të ardhmen e Maqedonisë”, kumtuan nga LSDM-ja.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë