Google ADS

Formacioni i parë nga Ancelotti te Napoli

17:34 | 14 Korrik 2018
Arbresh Info

Carlo Ancelotti ka përcaktuar njëmbëdhjetëshen e tij të parë startuese në debutimin e tij te Napoli në një ndeshje miqësore.

Trajneri i ri do të përballet në kuadër të përgatitjeve para-sezonale me skuadrën në Serie C, Gozzano, transmeton portali arbresh.info.

Në formacion janë përfshirë disa fytyra të reja – nga portieri Orestis Karnezis e deri te mesfushori Fabian Ruiz dhe sulmuesi qendror Roberto Inglese.

Sigurisht, trajneri ka qenë i limituar për shkak se Alex Meret dhe Faouzi Ghoulam janë të lënduar derisa pjesa tjetër janë në detyrë me skuadrat kombëtare.

Ancelotti ka ruajtur sistemin 4-3-3 të Maurizio Sarrit dhe pjesë e skuadrës është edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj./arbresh.info/

Napoli: Karnezis; Hysaj, Maksimovic, Albiol, Luperto; Rog, Hamsik, Fabian; Callejon, Inglese, L Insigne

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme