Aubameyang shënon hat-trick për tetë minuta

16:53 | 14 Korrik 2018
Arbresh Info

Regjimi i Unai Emery në Arsenal është në zhvillim e sipër dhe gjithçka ka nisur në formë të shkëlqyer.

Pasardhësi i Arsene Wenger përzgjodhi një formacion me yjet e skuadrës së parë dhe disa nga talentët e rinj për takimin në udhëtim kundër Boreham Wood pasditen e sotme (e shtunë), transmeton portali arbresh.info.

Pas dështimit të Gabonit për tu kualifikuar në Kampionatin Botëror, lojtari i transferuar për një tarifë rekorde Pierre Emerick Aubameyang udhëhoqi linjën frontale së bashku me Alexandre Lacazetten, i cili nuk është ftuar nga trajneri i Francës, Didier Deschamps.

Ish sulmuesit të Borussia Dortmundit iu deshëm vetëm shtatë minuta për të hapur llogarinë e tij në turneun para-sezonal.

Aubameyang pranoi topin në zonën e penaltisë dhe me një lëvizje të vogël ishte në gjendje të realizoi një supergol në qoshe të portës.

29-vjeçari dyfishoi epërsinë pas një asistimi të bukur nga Ainsley Maitland-Niles para se të finalizonte hat-trick nga pika e bardhë në minutën e 15-të./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme