Google ADS

Scarlett Johansson lë rolin e transgjinorit pas kritikave

16:38 | 14 Korrik 2018
Arbresh.info

Aktorja amerikane Scarlett Johansson ka braktisur rolin në të cilin do të luante një burrë transgjinor pas kritikave nga komuniteti LGBT.

Ylli i Avengers do të luante bosin e krimit në viteve 1970 në Pitsburg Dante “Tex” Gill i cili kishte lindur si Jean Gill, në filmin “Rub & Tug”, transmeton portali arbresh.info.

Por ajo është kritikuar nga ata të cilët thonë se rolin do duhej ta merrte një aktor transgjinor.

“Kam mësuar shumë nga komuniteti që nga deklarata ime e parë”, tha Johansson për revistën Out.

“Ndërsa unë do të kisha dashur mundësi për të sjellë historinë dhe tranzicionin e Dantes në jetë, e kuptoj pse shumë mendojnë se ai duhet të portretizohet nga një person transgjinor”.

“Unë jam mirënjohës që ky debat i hedhur … ka nxitur një bisedë më të madhe rreth diversitetit dhe përfaqësimit në film,” shtoi ajo.

Njoftimi fillestar u prit me kritika të ashpra dhe disa thanë se treguan mundësitë e kufizuara që u ishin dhënë aktorëve transgjinorë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme