Një burrë është dëbuar prapa në vendin e tij, pasi i ishin gjetur në telefonin e tij imazhe dhe video jashtëzakonisht eksplicite dhe të dhunshme.
Shtetasi malazias është dëbuar nga Australia pasi arriti në aeroportin ndërkombëtar të Perthit, transmeton portali arbresh.info.
Ai ishte transferuar në qendrën e mbajtjes në Perth para se oficerët e Forcës Kufitare Australiane ta dëbonin mëngjesin e së premtes.
Video e gjetura në telefonin e tij besohet se ishin shumë të pahijshme dhe me dhunë ekstreme, por bëhet e ditur se nuk ishin imazhe të shfrytëzimit të fëmijëve.
“Vizitorët në Australi duhet të jenë të vetëdijshëm se jemi vazhdimisht në vëzhgim për këtë lloj materiali të ndaluar dhe kushdo që kapet duke u angazhuar në këtë sjellje rrezikon të humbasë të drejtën për të qëndruar këtu”, tha oficeri i Forcëcs Kufitare./Arbresh.info/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte