Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon beson se Real Madridi do të pendohet për shitjen e Cristiano Ronaldos te Juventusi.
Marrëveshja është finalizuar për 112 milionë euro nëntë viteve pas qëndrimit të tij në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
“Është një gabim i pafalshëm që Real Madridi do ta paguaj një çmim të madh për të”, ka thënë Calderon për ‘La Gazzetta dello Sport’. “Njerëzit falsin rreth Kylian Mbappes apo Neymarit, por ata janë larg nga niveli i Cristiano Ronaldos. Ishte një blerje historike nëntë vite më parë dhe klauzola prej 1 miliardë euro tregonte se nuk ishte në shitje”
Sugjerime të ndryshme kanë pretenduar se raportet e përkeqësuara mes presidentit Florentino Perez kanë bërë që Ronaldo të kthej kokën për të shikuar diku tjetër.
“Perez do të paguaj për këtë gabim. Cristiano është numër 1, pra gabimi i bërë është i pamasë. Cristiano refuzoi kontratën e përmirësuar së fundmi nga Perez. Arsyet për largim nga janë emocionuese, blerja është e mrekullueshme për Juventusin”
“Mund të shoh atë me trofetë e tjerë në kabinet këtë kohë vitin e ardhshme dhe ai do të jap një seriozitet të madh Ligës së Kampionëve”
“Çmimi i operacionit është i shtrenjtë, por do të fshihet nga sponsorët dhe parat reklamuese. Unë do e vendosja atë në nivel të ngjashëm me Alfredo Di Stefanon, Pepen dhe Johann Crujiff”
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...