Legjenda e Liverpoolit tallet me Xherdan Shaqirin

14:39 | 14 Korrik 2018
Arbresh Info

Jamie Carragher i ka dërguar një mesazh qesharak Xherdan Shaqirit pasi reprezentuesi kosovar i Zvicrës u konfirmua si përforcimi i fundit nga Liverpooli këtë verë.

Shaqiri zyrtarisht iu bashkua “Redsave” të premten pasi klauzola e tij prej 13 milionë funta në kontratën e tij me Stoke Cityn u aktivizua dhe lojtari ndërpreu pushimet pas Kampionatit Botëror për të kryer testin mjekësor dhe për të nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me skuadrën në Anfield, transmeton portali arbresh.info.

26-vjeçari është përforcimi i tretë nga Jurgen Klopp, pas Naby Keitas dhe Fabinhos, dhe lojtari do të bartë fanellën me numër 23 që së fundmi është liruar nga Emre Can, i cili iu bashkua falas Juventusit muajin e kaluar.

Kjo fanellë me këtë numër është e famshme pasi është veshur nga Robbie Fowler para se të kalonte në fanellën me numër nëntë në vitin 1996, por të njëjtën e ka bartur edhe Carragher gjatë kohës së tij të gjatë në Anfield.

Menjëherë pasi dëgjoi që Shaqiri do të jetë lojtari i fundit që do të bartë fanellën me numër 23, lojtari i dytë me më së shumti paraqitje te Liverpooli reagoi përmes një shkrimi në Instagram, transmeton portali arbresh.info.

“Shënoni aq sa kam shënuar unë me fanellën 23 dhe ju do të jeni një përforcim perfekt”, ka shkruar ai në një foto ku Shaqiri shfaqte fanellën e tij të re. “Kujdeseni për të Shaq”

Edhe pse nuk është i njohur për fuqinë e tij para porte, mbrojtësi i zhdërvjelltë Carragher ka shënuar vetëm pesë herë brenda 735  paraqitjeve në përgjithësi gjatë të gjitha kompeticioneve për Liverpoolin ndërmjet viteve 1997-2013.

Carragher ka poshtuar gjithashtu një foto duke tundur duart me një person jashtë një ringu boksi që kishte fizik të ngjashëm me Shaqirin.

“I kënaqur që ndihmova Xherdan Shaqirin për testin e tij mjekësor”, ka shkruar ai. “Mua më duket në rregull”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme