Arratiset një shqiptar nga burgu

13:17 | 14 Korrik 2018
Arbresh Info

Një shqiptar është arratisur nga burgu.

Ngjarja ka ndodhur në Greqi dhe sipas mediave të këtij vendi bëhet fjalë për një 30-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

I riu është arratisur nga burgu i Tiranthias të Nafplion, një burg bujqësor ku të burgosurit punojnë.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari bashkë me disa të burgosur të tjerë kishte dalë nga qelia, për të kryer disa punë, por nuk ishte kthyer më brenda. /albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme