Eksploroni rrugët e karrierës për një psikolog!

13:01 | 14 Korrik 2018
Arbresh.info

Puna që bëjnë psikologët është e rëndësishme në çdo vend. Psikologët janë profesionistë të cilët specializohen në studimin e mendjes dhe sjelljes njerëzore.

Ata i ndihmojnë njerëzit të kapërcejnë frikën dhe ankthin, të lidhen më mirë me miqtë, familjen dhe kolegët dhe në përgjithësi të drejtojnë njerëzit drejt një jete më të mirë. Fusha e psikologjisë është e gjerë dhe sapo të përfundoni arsimin tuaj dhe të bëheni psikolog, detyrat tuaja aktuale të punës do të varen nga specializimi juaj i zgjedhur, nga orientimi teorik dhe nga popullatat që zgjidhni të shërbeni (All Psychology Schools, 2018).

Fokusi që zgjidhni varet nga ju!

Për ta pasur më të lehtë zgjedhjen e një karriere si psikolog, All Psychology Careers (2018), më poshtë ju ofron disa prej fushave më të rëndësishme dhe interesante të Psikologjisë.

1. Psikolog i Forcave Ajrore – bëjnë identifikimin e anëtarëve të shërbimit që kanë nevojë për ndihmë, si dhe trajtimin e tyre.

2. Psikolog i Ushtrisë – duke punuar me ushtarët, psikologët e ushtrisë ofrojnë shërbime terapeutike që mund të lehtësojnë mendjet e individëve të trazuar për të trajtuar simptomat e depresionit dhe çrregullimeve të stresit post-traumatik (PTSD).

3. Biogerontolog – Biogerontologët janë hulumtues, studiues dhe shkencëtarë që studiojnë gjendjet shëndetësore, sëmundjet dhe arsyet prapa asaj se pse ne plakemi. Disa biogerontologë shpresojnë se duke kuptuar procesin e plakjes, ne mund të zgjasim jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës.

4. Psikolog i Fëmijëve – Për të siguruar që këta fëmijë të mësojnë aftësitë e duhura të jetës që do t’i mbajnë gjatë fëmijërisë, psikologët e fëmijëve punojnë me fëmijët dhe prindërit përmes teknikave terapeutike dhe edukative për të përmirësuar sjelljen dhe për të nxitur rritjen mendore.

5. Psikolog Klinik – Psikologjia Klinike përfshin shumë fusha të gjera të veprimit. Në një përmbledhje, industria ose vendi ku vepron psikologjia klinike, do të përcaktojë llojin e teorive dhe aftësive të specializuara psikologjike që ai ose ajo aplikon dhe përdorë, për t’i ndihmuar njerëzit të trajtohen dhe të udhëheqin jetë më funksionale.

6. Neuroshkencëtar Kognitiv – Neuroshkenctarët Kognitiv përqëndrohen në kryqëzimin midis trurit dhe mendjes. Studimi i anatomisë, fiziologjisë dhe proceseve biokimike të trurit përbëjnë aspektet “neuroshkencore” të kësaj karriere.

7. Psikolog Kognitiv – Psikologët Njohës kërkojnë t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me të menduarit, marrjen e vendimeve, formimin e gjuhës dhe vëzhgimin e kodimin e informacionit në kujtesë. Për të vëzhguar këto procese komplekse, psikologët njohës kërkojnë dhe kryejnë eksperimente që testojnë dhe masin faktorë të tillë, si koha e reagimit, performanca e kujtesës dhe përzgjedhja e fjalëve.

8. Psikolog i komunitetit – ata bashkëveprojnë me anëtarët e komunitetit dhe agjencitë e shërbimit për të krijuar partneritete, duke përmbushur nevojat e komunitetit.

9. Psikolog i Konsumatorit – ata studiojnë dhe shqyrtojnë marketingun, reklamimin dhe njohuritë personale që ndikojnë në sjelljen e konsumatorit. Duke hulumtuar për këto çështje, Psikologët e Konsumatorit punojnë me kompani dhe biznese për të zhvilluar fushata marketingu që maksimizojnë fitimet.

10. Psikolog i Këshillimit – Një Psikolog Këshillues gjithashtu është trajnuar për të trajtuar çrregullime, por ato konsiderohen më të përgjithësuara, duke ndihmuar individët të zgjidhin problemet që lidhen me një numër çështjesh. Këto çështje janë më të lidhura me përshtatjen ndaj sfidave dhe problemeve të përditshme të jetës, siç janë ndryshimet dhe vendimet e profesionit, çështjet e asimilimit që lidhen me jetesën në një vend të huaj, çështjet gjinore dhe përballimin e një numri të stresorëve të gjetur në të gjitha llojet e marrëdhënieve.

11. Psikolog i Edukimit – Në përgjithësi, janë më të fokusuar në çështjet e të mësuarit. Ata tentojnë të punojnë në zgjidhjen e problemeve në shkallë më të gjerë, për të gjithë grupet e studentëve, ose për të ndihmuar një grup mësimdhënësish që të përmirësojnë aftësitë mësimore, ose të zbatojnë kurrikulat e reja.

12. Psikolog Forenzik – Ata duan të dinë pse njerëzit bëjnë gjëra të këqija, pse kryejnë krime, gënjejnë policët dhe i trajtojnë fëmijët e tyre në mënyrë abuzive. Janë të intriguar me mendjen kriminale dhe psikopatologjinë që ndikon në mendime dhe sjellje.

13. Gertontolog – Gerontologët shikojnë aspektet sociale, fizike dhe psikologjike të plakjes për të fituar njohuri në procesin e plakjes.

14. Psikolog Shëndetësor – Shkencëtarë që sot eksplorojnë aspektet psikologjike dhe bihejviorale të shëndetit. Psikologët e Shëndetit në përgjithësi fokusohen në një nga dy fushat: 1) parandalimin e sëmundjeve; ose 2) ofrimin e ndihmës që njerëzit të jenë më të shëndetshëm psikologjikisht dhe të jetojnë me sëmundjen.

15. Neuropsikolog – Puna e Neuropsikologëve është ajo e të kuptuarit të marrëdhënieve të sjelljes së trurit. Duke përdorur studime empirike të trurit, neuropsikiologët provojnë lidhjen integrale dhe të ndërlidhur midis kognitives dhe fiziologjisë dhe se si një dëmtim në fiziologji lidhet drejtpërdrejt me rezultatet specifike kognitive dhe ato të sjelljes.

16. Psikometrikan – Psikometrikanët dizajnojnë teste që mbledhin të dhëna empirike dhe numërojnë tiparet personale të individëve, duke i krahasuar ato rezultate në një popullsi.

17. Psikolog social – Për të shpjeguar se si të tjerët mund të ndikojnë në mendimet dhe veprimet e njerëzve, Psikologët Socialë eksplorojnë këto ndërveprime midis individëve dhe grupeve.

18. Psikolog i Sportit – Këta profesionistë eksplorojnë lidhjen kritike mendore- trupore, një lidhje që u jep atyre që e kuptojnë potencialin e saj, një avantazh strategjik.

19. Psikolog Shpirtëror – Udhëzues që ndihmojnë pacientët në këtë qëndrim. Këta pacientë e kuptojnë rëndësinë e spiritualitetit në tërësinë e tyre mendore dhe fizike. Duke përdorur metoda të ndjeshme shpirtërore dhe procedura standarde klinike, terapistët mundësojnë një zhvillim të thellë që do t’u ndihmojë pacientëve të tyre që të kuptojnë më mirë veten, të zgjidhin konfliktet dhe të gjejnë paqe.

20. Psikolog Transpersonal – Psikologët Transpersonalë janë terapistët që marrin pacientë në këtë udhëtim duke përdorur një qasje terapeutike holistike, që synon integrimin e aspekteve fizike, emocionale, mendore dhe shpirtërore të jetës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme