Mesut Ozilit i është thënë të tejkaloj atë që ndodhi në Kampionatin Botëror në kohë para rikthimit në detyrë te Arsenali në fund të këtij muaji.
29-vjeçari është kritikuar ashpër pas dështimit për të pasur ndikim te Gjermania në disfatat tronditëse kundër Meksikës dhe Koresë Jugore, të cilat bënë që kombëtarja e tyre të përfundoj në fund të grupit, transmeton portali arbresh.info.
Por, trajneri i ri i Arsenalit, Unai Emery, insiston se nuk ka kohë që lojtari i tyre më i paguar të ndjej dhimbje.
“Skuadra kombëtare e Gjermanisë nuk mori rezultatet që ata kërkuan, por sot Mesut është në pushime dhe unë dua që ai të relaksohet në mënyrë që të fitoj me mentalitet të mirë kur të rikthehet tek ne”, ka thënë Emery.
“Dua që ai të jetë i qetë kur të rikthehet dhe i gatshëm për të nisur fuqishëm. Dua të punoj me atë në një mënyrë të re dhe me një ambicie për të ndihmuar që të shfrytëzoj kualitetin e tij dhe të përmirësohet me skuadrën”
“Mesut është një lojtar shumë i rëndësishëm për mua dhe ne duam t’i ndihmojmë atij që të jetë mirë me ne. Por, sezon i kaluar ishte i vështirë për të gjithë, jo vetëm për Mesutin”
“Skuadra përfundoi në vendin e gjashtë në Premierë Ligë dhe kjo nuk është një pozitë që ne e duam”
Arsenali i është rikthyer stërvitjeve javën e kaluar para turneut të tyre para-sezonal në Singapor./arbresh.info/
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?