Policia jep detaje për aksidentin në Vushtrri, 4 të lënduar

09:04 | 14 Korrik 2018
M. A.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.

Avni Zahiti zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, ka thënë për lajmi.net së nga ky aksident lëndime trupore kanë pësuar 4 persona të cilët po trajtohen në QKUK, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

Ky aksident në të cilën ishin të përfshira tri automjete kishte bërë që të krijohen edhe kolona, por Zahiti ka njoftuar se tash rruga është liruar për qarkullim.

Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 8:00 të mëngjesit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme