Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës, Valdrin Lluka, tha se me kryetarin e Sindikatës së Grevistëve të Minierës “Trepça”, Shyqri Sadiku kanë arritur një marrëveshje me anën e së cilës pezullohet greva e minatorëve.
Lluka tha në Interaktiv të KTV-së, se janë marrë vesh që brenda 3 muajsh të përmbushen kërkesat e minatorëve. “Jemi pajtuar se disa asete janë lënë anash. Jemi pajtuar që ato të përfshihen në Trepçë. Shumica e vendburimeve, gjithashtu, duhet të jenë pjesë e Trepçës”, tha ai.
Lluka, gjithashtu tha se janë pajtuar që ata të kenë sigurim shëndetësor të përhershëm.
Ai gjithashtu tha se do të punojnë që t’i përmbushin kërkesat e minatorëve. “Do fillojmë nga e hëna menjëherë punën”, tha ai.
Për sa i përket grevës së punëtorëve të Postës, Lluka tha se kanë qenë të arsyeshme, por janë ndërprerë dhe ata kanë nisur dhënien e pagave, megjithatë ka pohuar se pagat duhet ulur.
“Është e drejtë pakënaqësia e punëtorëve, shumica janë në kredite. Jemi ulur bashkë me menaxhmentin dhe bordin, dhe jemi duke arritur drejt zgjidhjes. Posta e Kosovës, duhet të ketë më shumë inkasim të të hyrave. Tash paguhen vetëm disa skema, por duhet paguar të gjitha”, tha ai. “Duhet të ndodh zvogëlimi i pagave nëse duam që të shpëtohet Posta”, shtoi tutje.
Lluka tha se shërbimi universal, duhet të mos jetë i shtrenjtë.
Gent Begolli, që tani është kryeshef i ri i Telekomit, Lluka tha se ka treguar punë të mirë për fillim dhe sheh optimizëm nga ai.
“Me sindikatën jemi vazhdimisht në bisedime, besoj se ata e dinë si është situata. Kur të vie koha që Telekomi të falimentojë, edhe ata besoj se do të pajtohen”.
Për marrjen në qira të një objekti në shesh, Lluka nuk komentoi shumë. Për këtë objekt “Vala” kishte paguar 3 milionë euro qira.
“E dimë se rreth 9 milionë euro shkojnë për qira. Nuk mund të futem në detaje në kontrata specifike. Nuk kam ide se çfarë ka ndodhur më herët”, tha ai.
Lluka tha se kanë një plan afatmesëm për Telekomin, dhe besojnë ta qojnë përpara që mos të falimentojë. “Subvencionimi i ndërmarrjeve publike duhet të përfundojë”, tha ai.
Lluka tha se është ithtar i privatizimit të Telekomit. Ministri tha se pas 2 viteve pret që Telekomi të ndryshojë. Shtoi se ka interesim të kompanive botërore që kanë kontribuar interesim serioz në Telekom. E ka përmendur një kompani nga Franca. “Kanë shprehur gatishmëri të madhe”.
Lluka ka folur edhe për 53 milionë uro që Ministria e Infrastrukturës, ia dha Bechtel Enkas.
Ai ka thënë se kjo pagesë ka të bëjë me një shumë të mospagesës të grumbulluar ndër vite.
“Në momentin që një Qeveri vendos që të mos paguajë me rregull faturat e di që i bën dëme një kompanie të kontraktuar dhe e di që rrezikon të gjobitet”, ka thënë Lluka në Interaktiv të KTV-së.
Lluka ka thënë se vlerësimi prej 14 milionë eurosh ishte analizë e një kompanie, vetëm për vitin 2016.
“Për 53 milionëshin, vlerësimin e ka bërë Ministria vet, me një ekip punues. Kërkesa e Bechtel-it ishte 63 milionë euro, dhe kjo shumë është negociuar dhe është zbritur në 53 milionë. Bechteli ka qenë i gatshëm që të shkojë edhe në arbitrazh”, ka thënë Lluka.
Lluka ka komentuar edhe faktin se një nënshkrim tij dhe i ministrit të financave, Bedri Hamza, për rreth 400 mijë euro investim, po lë Fushë Kosovën pa ujë të pijes.
“Unë kam qenë para tri javësh në Fushë Kosovë. Në ndërkohë më është dashur të merrem me disa punë të tjera. Por e kam premtuar një gjë të tillë dhe vet kam thënë se është e pajustifikueshme që për një investim të tillë, Fushë Kosova të mbetet pa ujë. Nuk ka asgjë tjetër këtu dhe nuk ka vend për panik. E marr përsipër që nga e hëna të merrem me këtë çështje”, ka thënë ai./Koha.net/
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...