Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim studentë vendor dhe ndërkombëtarë që po marrin pjesë në Universitetin Veror pranë Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.
“Ishte interesante të flisnim bashkë me studentët për temat që kanë lidhje me të majtën dhe social-demokracinë, me dallimet mes nacionalizmit ekspansionist e hegjemonist dhe atij çlirimtar e antikolonialist, si dhe për dallimet mes partive politike populiste dhe lëvizjeve politike popullore. Ne i inkurajojmë studentët t’i kryejnë punimet e tyre kërkimore mbi këto tema dhe për Kosovën, e pse jo edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, si dhe domethënien dhe ndikimin në popull e në zhvillimet socio-politike në Kosovë”, ka thënë kurti në një postim në profilin e tij në Facebook.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën