Google ADS

Edi Rama firmosi një dokument në Samitin e Londrës

22:28 | 13 Korrik 2018
A. B.

PD ka publikuar këtë të premte një dokument që sipas saj është firmosur nga kryeministri Edi Rama në Samitin e Londrës, të zhvilluar pak ditë më parë.

Në dokument shumica e pikave flet për luftën kundër korrupsionit, në format e pastrimit të parave dhe formës së tenderave të kryer nga qeveria, për të cilat selia blu ka numëruar në vite një sërë akuzash.

1) Ne fushën e PPP- angazhohet qe te punojë me Partneritetin e Hapur Kontraktues.

Shpërndarja e informacionit te partneritetit publik privat për të bashkuar qeveritë, zbatimin e ligjit, rregullatorët dhe sektorin financiar për të zbuluar, parandaluar dhe frenuar pastrimin e parave të lidhura me korrupsionin.

Te ndaje informacione me shtetet e tjera lidhur me PPP-te qe te siguroje lufte efektive nderkombetare kundër pastrimit te parave.

Te bashkepunoje ne menyre aktive dhe te marre pjese ne iniciativat e rrjetit Egmont, Rrjeti i Njësive të Inteligjencës Financiare.

2) Prokurimi publik dhe kontratat e hapura

Te forcoje pavarësinë e procedurave te prokurimit publik

Te punoje ne implementimin e parimeve, të Dhënave dhe Standardeve të Kontratave të Hapura duke u fokusuar në projekte të mëdha, si një prioritet i hershëm.

Zbatimi i Standardeve të Hapura të të Dhënave Kontraktuese si pjesë e punës së prokurimit të ri elektronik.

Bashkimi me Partneritetin për Buxhetim të Hapur dhe angazhimi për t’u shqyrtuar sipas anketës OBP.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme