Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka filluar disa aventura nëpër bjeshkët e Kosovës. Ajo sot ka provuar alpinizmin në Gryken e Rugovës, ku siç ka thënë ajo, ka mbetur pa frymë edhe nga ky angazhim i jashtëzakonshëm sportiv në këtë rajon.
“Përpos që mbeta pa frymë me bukuritë e Grykës së Rugovës, mbeta pa frymë edhe nga ky angazhim i jashtëzakonshëm sportiv në këtë rajon. Me ftesë të Balkan Natural Adventure sot u ngjita në Via Ferrata. Një përvojë e paharrueshme:, ka shkruar Jahjaga në një postim në Facebook.
Kjo aventurë në Bjeshkët e Rugovës duket se i ka lënë kënaqësi të madhe Jahjagës, pasi që ajo për këtë i ka bërë dy postimi brenda një orë në profilin e saj.
“Pata kënaqësinë që të përjetoj njërën nga mënyrat kreative për të promovuar turizmin dhe kënaqësitë që ka për t’i ofruar Kosova”, ka treguar Jahjaga duke publikuar edhe disa fotografi nga ky përjetim.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?