Kishin kthyer shtëpinë në laborator droge, shqiptarët në pranga

20:11 | 13 Korrik 2018
Arbresh Info

Një shtëpi e vogël në Greqi është kthyer në një laborator droge.

Ngjarja ka ndodhur në veriperëndim të qytetit të Kallamatës në Greqi.

Policia ka vënë në pranga pesë shqiptarë, përgjegjës për tregtimin e kokinës dhe kanabisit në këtë shtëpi.

Shqiptarët, të moshave nga 22 deri në 31 vjeç kanë përfunduar në qelitë e komisariatit, teksa presin që të marrin vendimin e gjykatës, gjatë një seanca që do të mbahet të hënën.

Në shtëpi u gjet kokainë, hashash, mjete për paketimin e drogës si dhe një pistoletë./albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme