Juventusi nuk ka prezantuar asnjëherë lojtarët e tyre të rinj para tifozëve dhe ka zgjedhur për t’i qëndruar besnik këtij stili si një klub.
Vendimi befasues i Juventusit për të prezantuar lojtarin e tyre të transferuar për një tarifë rekorde – sulmuesin Cristiano Ronaldo, me dyer të mbylla ka shkaktuar një tronditje madhështore në Itali, ku pritshmëritë kanë qenë që ylli portugez të parakalonte para tifozëve të kampionit në Serie A në stadiumin Allianz, transmeton portali arbresh.info.
Në fakt, deri dje, mediat në Itali kanë qenë shumë të zëna duke folur për shfaqjen spektakolare, madje ‘Gazzetta dello Sport’ thoshte se do të kishte edhe DJ të vlerësuar ndërkombëtarisht dhe efekte të tjera speciale.
Juventusi i qëndron politikës së tyre
Megjithatë, Vecchia Signora i ka dhënë fund të gjitha këtyre duke thënë se nuk do të ndodhë një event i tillë. Në të vërtetë, vetëm një ndryshim i vogël do të jetë mes prezantimit të Cristianos të hënë dhe çdo lojtari tjetër të Juves.
Pra, 33-vjeçari do t’i nënshtrohet një testi mjekësor para se të dal në konferencë për shtyp në kapin stërvitor të klubit ose në stadium, transmeton portali arbresh.info.
Juventusi nuk ka prezantuar asnjëherë lojtarët e tyre të rinj para tifozëve, një politikë që ishte aplikuar gjithashtu edhe kur Gonzalo Higuaini iu bashkua skuadrës për një tarifë, që para marrëveshjes me Cristianon këtë javë, ishte rekorde.
“Zonja e Vjetër” do t’i qëndroj besnike këtij stili dhe nuk do të bëjë përjashtime as për “transferimin e shekullit”./arbresh.info/
Skandaloze/Profesori në Prishtinë hedh flamurin kombëtar shq...
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...