Google ADS

Cristiano drejtë mastesës? Georgina i thotë ”Po”

17:38 | 13 Korrik 2018
A. B.

Do të jetë një martesë italiane ajo e Cristiano Ronaldos? Ardhja e yllit të futbollit portugez tek Juventusi ka pushtuar mediat e Italisë dhe tani duket se ai po mendon për martesën e tij.

Revista “Gente” raporton se Georgina Rodriguez i ka thene “Po” Cristiano Ronaldos për t’u martuar.

Kështu, ndërsa ka lindur në Torino shija e akullores CR7 dhe abonimet në shtëpinë bardhezi rriten dhe fanellat me numër 7 sa vijnë e pakësohen në treg, tani fansat ëndërrojnë një martesë në Itali.

Pas pak ditësh do të bëhet edhe prezantimi zyrtar i futbollistit, ndërkohë që sytë janë drejtuar edhe tek familja e tij.

https://www.instagram.com/p/BlJNH-EFuyZ/?hl=en&taken-by=cristiano

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme