Pas reagimeve të disa prej interpretuesve për manifestimin e së shtunës në 15 qytete për ftesën e vendit për anëtarësim në NATO, është bashkuar edhe grupi “Ljubojna”, nga i cili ata thonë se koncerti ishte planifikuar shumë më herët para se të publikohej dhe prandaj nuk dinë gjë për ngjarjen.
Grupi muzikor Ljubojna” do të performojë në mënyrën e vet me muzikë “çyçek”, me programin e mirënjohur autentik dhe do të paraqesë kulturën muzikore maqedonase.
Nga grupi “Ljubojna” thonë se paratë do të dhurohen për trajtimin e një fëmijë të sëmurë, dhe departamentin e muzikës tradicionale maqedonase dhe valle në Shkollën e Baletit “Ilija Nikollovski – Louis” për zhvillimin e mëtejshëm dhe hulumtim.
“Për reagimet e ashpra dhe ju që sinqerisht na kontaktoni, si dhe ju në kujdestarët e FB-së, ju falënderojmë dhe vazhdoni të jeni të fortë. Muzikantët nuk janë dhe nuk duhet të jenë një frëngji për revoltë dhe kryqëzim”, shkruan nga grupi “Ljubojna” në rrjetet sociale.
Ky grup është i njohur për interpretimin e muzikës “çyçek” dhe i njëjti kishte performuar në hapjen e një autostrade në kufirin Maqedoni-Greqi./Telegrafi/
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Përshkrimi i “Daily Express”: Shqipëria, vendi i vogël evrop...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së