Xherdan Shaqiri është në prag të transferimit te Liverpooli, por fanellën me cilin numër do ta bartë në Anfield?
Liverpooli është i vendosur për të finalizuar sot (e premte) nënshkrimin me Xherdan Shaqirin nga Stoke City derisa reprezentuesi kosovar i Zvicrës besohet se është duke kryer aktualisht testin mjekësor, transmeton portali arbresh.info.
“Redsat” janë të përgatitur për të paguar shumën prej 13.5 milionë funta në klauzolën e Shaqirit, e cila është aktivizuar pas dëbimit të “Potters” nga liga sezonin e kaluar.
26-vjeçari ka ndërprerë pushimet pas Kampionatit Botëror në mënyrë për të finalizuar transferimin e tij në Anfield, por numri që do të bartë te klubi i ri vazhdon të mbetet ende i pa njohur.
Shaqiri e ka bartur fanellën me numër 22 te Stoke City, por aktualisht ajo është okupuar, ndërsa fanella me numër 91, të cilën e ka bartur te Interi, nuk është në dispozicion sipas rregullave nga Premierë Liga.
Ndarja e numrit të fanellave te skuadra e re duhet të jetë sa më afër numrit aktiv më të lartë aktual, që në rastin e Liverpoolit është ajo me numër 68 e Pedro Chirivellas.
Më poshtë mund të shikoni fanellat që janë në dispozicion dhe të cilat Xherdan Shaqiri mund t’i vesh./arbresh.info/
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...