Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në takimin e veçantë SHBA-Karta e Adriatikut në Zagreb, ku i pranishëm për herë të parë është edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.
Në fjalimin e tij, Hoxhaj ka kërkuar para Sekretarit Mattis dhe shteteve anëtare që Kosova të bëhet me ushtri, meqë është gati dhe plotëson të gjitha parametrat për ta fituar të drejtën e një ushtrie të mirëfilltë.
“Është e rëndësishme ta theksoj këtu se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për t’u transformuar në një forcë ushtarake tradicionale me mandat të mbrojtjes territoriale. Është e drejtë e jona sovrane për ta ndërmarrë këtë veprim. Është një proces i ngritjes dhe përgatitjes profesionale të FSK-së prej fillimit nga NATO dhe shtetet partnere. Megjithatë, ky proces është në limbo në vitet e fundit. Kosova është shteti i vetëm në Ballkan dhe në Evropë që nuk ka një ushtri për shkak të pengesave të jashtme për ta përmbyllur tranzicionin”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka fajësuar Serbinë për bllokadën politike duke i keqpërdorur deputetët serbë, megjithëse ka paralajmëruar fillimin e procesit të transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura.
“Arsyet e bllokadës janë politike. Serbia po përpiqet ta minoj shtetësinë e Kosovës duke e penguar tranzicionin e FSK-së. Ata përmes deputetëve serb po përpiqen t’i bllokojnë ndryshimet kushtetuese. Së fundi, ata kanë nisur një fushatë të frikësimit dhe arrestimit të pjesëtarëve serb të FSK-së duke e quar numrin në 50 prej tyre që janë larguar. Kjo është e papranueshme dhe nuk do të lejojmë të prishet karakteri shumëetnik i FSK-së që ka rreth 12% minoritete, më shumë se çdo shtet në rajon. Megjithatë, kjo sjellje e Serbisë nuk është asgjë e re për ne, sepse njëjtë është përpjekur edhe në të kaluarën ta pengojë pavarësinë tonë dhe t’i luftoj forcat aleate të NATO-së. Prandaj, ne duhet të vazhdojmë këtë përcaktim, ta themelojmë ushtrinë tonë duke i ndryshuar ligjet e nevojshme të Kosovës në respektim të Kushtetutës. Koha është tani. I nderuari Sekretar, ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj që ta përmbyllim këtë proces”, ka thënë Hoxhaj.
Po ashtu, Hoxhaj ka kërkuar anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kartën e Adriatikut, meqë për disa vite është vetëm si shtet anëtar vëzhgues. Kjo temë, e ngritur edhe nga shtetet e tjera, si Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia, është vlerësuar e domosdoshme që edhe Kosova të lëviz me tutje dhe organizata nga A5 të bëhet në A6.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mattis për herrë të parë po e viziton Ballkanin, duke marrë pjesë në këtë takim të veçantë SHBA-Karta e Adriatikut.
Gjatë ditës, Hoxhaj i cili po shoqërohet edhe nga ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, pritet të takohet shkurt me Sekretarin Mattis./Lajmi.net/
Krasniqi: Raporti i Progresit është përgjithësisht negativ, ...
“Xuxi mezi po merrte frymë”, Sara qanë teksa kujton ndodhitë...
Përurohet rruga që lidh fshatrat e Kosovës me të Shqipërisë,...
Rrustem Mustafa për AKI-në: Bëjeni punën tuaj, mos u habitni...
95 të vdekur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë
Projektbuxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro, ...