Drenusha lajmin për shtatzëninë e dytë e bëri të ditur përmes Instagramit, rrjet në të cilin është mjaft aktive çdo ditë.
Përmes çasjeve të reja në Instagram, Drenusha u ka dhënë mundësinë fansave që të shtrojnë nga një pyetje për bukuroshen kosovare.
Mes shumë pyetjeve lidhur me jetën private dhe personale, Drenusha zbuloi edhe gjininë e fëmijës së dytë.
Ajo pritet që së shpejti vajzës së saj të madhe t’i dhurojë edhe një vëlla, ngase do të sjellë në jetë një djalë.
Ndërsa e pyetur nga një fans tjetër se a e ka ndër mend t’i rikthehet muzikës, Drenusha ka thënë se nuk e di pasi nuk e ka vendosur ende.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, jetojnë prej vitesh në Helsinborg të Suedisë. /arbresh.info/
Hoxha për mënyrën e arrestimit të Metës: Policia u detyrua t...
Këta janë banorët që shkojnë në nominim këtë javë
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Andi Pajazitit
Rikthehet Champions League, kryendeshja në Madrid
Përfaqësuesi i Koresë së Veriut në OKB mohon dërgimin e trup...
Blinken sot në Izrael, bisedime për rinisjen e armëpushimit